Ndërlidhjet

Damasku mban funeralet për viktimat


Regjimi sirian ka mbajtur sot funeralet për 26 njerëzit e vrarë në bombardimet në Damask, për të cilat ata po i fajësojnë terroristët.

Turmat me njerëz lëvizinin përgjatë rreshtit të funeralit duke thirrur për përkrahje ndaj presidentit Bashar al-Asad.

Damasku i fajëson terroristët për sulmet, përderisa grupet opozitare akuzojnë qeverinë se i ka organizuar vetë bombardimet, për t’i frikësuar kundërshtarët.

Shpërthimi erdhi dy ditë para se Komiteti i Ligës Arabe të diskutojë për raportin paraprak të vëzhguesve arabë, të cilët po qëndrojnë në Siri, në përpjekje për ta ndaluar gjakderdhjen, që filloi para pothuajse një viti.
XS
SM
MD
LG