Ndërlidhjet

Policia pakistaneze ka vrarë një komandant taliban


Policia pakistaneze thotë se ata kanë vrarë një komandant lokal taliban dhe kanë arrestuar një shok të tij, pas një shkëmbimi zjarri në Karaçi, në të cilin u plagosën gjithashtu edhe dy policë.

Shefi i njësisë së hetimeve penale në Karaçi, Fajaz Kan tha se komandanti i vrarë militant, Jasen Shah, kishte gjuajtur në kohën kur policët kishin vërejtur makinën e tij dhe kishin kërkuar nga ai që të ndalet.

Kan thotë se Shah qëndronte prapa një numri vrasjesh në Karaçi.
XS
SM
MD
LG