Ndërlidhjet

Raportohet për tortura në burgun në Bagram


Një komision afgan e ka akuzuar ushtrinë amerikane se po abuzon me të burgosurit në burgun e Bagramit, jashtë Kabulit.

Kreu i Komisionit, Gul Rahman Qazi tha sot gjatë një konference për shtyp në Kabul se të burgosurit janë ankuar për të ftohtit e jashtëzakonshëm, kërkimet poshtëruese për t’u zhveshur dhe se u është privuar e drejta për të pasur dritë.

Komisioni, i fuqizuar nga presidenti Hamid Karzai për t’i kryer hetimet, u ka bërë thirrje SHBA-ve që t’i kthejnë të gjithë të burgosurit nën kujdestarinë qeveritare afgane.
XS
SM
MD
LG