Ndërlidhjet

Shteti nigerian shpallë gjendje emergjente


Në një shtet verilindor të Nigerisë, ku ndodhën sulmet ndaj të krishterëve, që lanë të vdekur 30 njerëz, sot është shpallur gjendje emergjente, njoftojnë autoritetet vendore.

“Pas valës së sulmeve në disa pjesë të shtetit, qeveria ka imponuar një gjende emergjente 24 orëshe në gjithë shtetin”, ka bërë të ditur Kobis Ari, sekretar i qeverisë së shtetit nigerian të Adamavas.

Rreth 30 persona të krishterë u vranë dje nga tri sulme të ndara, që u atribuohen sektit islamik të Boko Haramit.
XS
SM
MD
LG