Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 8 janarin në vite…

  • RFE /RL

 Elvis Prisli

Elvis Prisli

1935 - Në Tupelo të Misisipit lind rock këngëtari Elvis Prisli.


1642 - Vdes astronomi Galileo Galilei në Arcetri, Itali.

1815 - Forcat amerikane të udhëhequra nga gjenerali Endru Xhekson mundin ato britanike në Betejën e Nju Orlinsit.

1838 - Dërgohet mesazhi i parë telegrafik duke përdorur pika.

1896 - Vdes poeti Pol Verlen në moshën 51 vjeçare.

1912 - Themelohet Kongresi Kombëtar Afrikan në Bloemfontein, Afrika e Jugut.

1918 - Presidenti Uilson paraqiti Katërmbëdhjetë Pikat e tij për paqen pas Luftës së Parë Botërore.

1959 - Sharl de Gol inaugurohet si president i pestë i Republikës së Francës.

1998 - Ramzi Yousef, organizatori i bombardimeve në World Trade Center më 1993, u dënua në Nju Jork me burgim të përjetshëm.

2011 - Republikanja Gabrielle Giffords, u qëllua dhe u plagos rëndë, kur një person i armatosur hapi zjarr ndaj kongresistes që po takohej me zgjedhësit në Tucson. Gjashtë persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën. (Jared Lee Loughner u vetëdeklarua jo fajtor për 49 akuza në lidhje me të shtënat). (z.p.)
XS
SM
MD
LG