Ndërlidhjet

Trajkoviq kërkon “stopimin” e referendumit


Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka vlerësuar se nisma për “referendumin e veriut” ka për qëllim “shembjen e perspektivës evropiane të Serbisë”, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet e Beogradit ta stopojnë atë.

“Një shtet serioz – unë dua të besoj se shteti im është i tillë – do ta anulonte atë referendum në seancën e parë të Kuvendit. Nëse Kuvendi nuk ka fuqi, do ta bënte Qeveria e Serbisë”, ka thënë Trajkoviq për mediat serbe.

Sipas saj, referendumi në fjalë është “qesharak” dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.

Në “referendumin e veriut” është thënë se do të marrin pjesë qytetarët e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Me referendumin në fjalë synohet “të qartësohet vullneti i serbëve për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri”.
XS
SM
MD
LG