Ndërlidhjet

Ahmadinejxhad ka nisur turneun e tij në Amerikën Latine


Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejxhad e ka nisur turneun pesë ditor në Amerikën Latine.

Sipas Ahmadinejxhadit, udhëtimi do ta çojë atë në vendet që i kanë bërë rezistencë ‘shtypjes ‘së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ndajnë bashkërisht pikëpamjet anti-kolonialiste.

Presidenti iranian dhe ai i Venezuelës, Hugo Çavez, i cili, sikurse Ahmadinejxhadi është kritikues i politikave të SHBA-ve, pritet të diskutojnë lidhjet ekonomike dhe politike ndërmjet vendeve të tyre.

Nga ana tjetër, në Nikaragua Ahmadinejxhadi pritet të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të zgjedhjes së sërishme të presidentit Daniel Ortega.

Presidenti iranian pritet të udhëtojë edhe në Kubë dhe Ekuador, vende që gjithashtu udhëheqen nga liderë të majtë.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje vendeve latine që të mos i forcojnë lidhjet me Iranin.
XS
SM
MD
LG