Ndërlidhjet

Vajza afgane kërkon burgosjen e torturuesve të saj


Vajza 15 vjecare afgane, e cila ishte torturuar për muaj të tërë nga bashkëshorti i saj dhe prindërit e tij, ka kërkuar që ata të burgosen.

Sahar Gul, e cila ishte shpëtuar në fund të dhjetorit, po i trajton lëndimet e shumëfishta në një spital në Kabul.

Ajo i ka treguar agjencisë së lajmeve, AP se shpreson qe bashkëshorti i saj dhe prindërit e tij të burgosen për shkak të abuzimit të saj.

Policia në provincën Baglan kishin treguar se vjehërrit e saj e kishin mbyllur vajzën dhe e kishin torturuar, pasi ajo kishte refuzuar të punonte si prostitutë.

Policia është ende në kërkim të bashkëshortit të Gul, ndërsa prindërit dhe motra e tij janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG