Ndërlidhjet

Slloveni, arrihet marrëveshja për qeverinë


Mandatari për formimin e Qeverisë sllovene, Zoran Jankoviq ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshjen në parim për qeverinë e koalicionit bashkë me tri parti.

“Krerët e grupeve parlamentare janë pajtuar në parim për projekt-marrëveshjen tonë të koalicionit”, u ka thënë Jankoviq gazetarëve pas takimit me përfaqësuesit e Partisë Social-Demokrate, të Listës Qytetare të Gregor Virantit dhe të partisë së pensionistëve DESUS.

Jankoviq ka thënë se “disa çështje mbeten ende të hapura” dhe se vendimi përfundimtar për marrëveshjen e koalicionit do të varet nga udhëheqësit e tri partive, që do të takohen gjatë ditëve të ardhshme.

Të enjten, presidenti slloven, Danillo Turk, ka emëruar ish-kryebashkiakun e Lubjanës, Zoran Jankoviq, për mandatar të Qeverisë së ardhshme të Sllovenisë.

Partia e tij ka fituar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 4 dhjetorit, por nuk e ka arritur shumicën absolute.
XS
SM
MD
LG