Ndërlidhjet

Presidenti i Filipineve paralajmëron sulme të mundshme


Presidenti i Filipineve, Beninjo Akuino ka paralajmëruar sot për një sulm të mundshëm terrorist gjatë një ceremonie të përvitshme krishtere në Manilla.

Akuino tha se disa terroristë janë vërejtur në kryeqytet duke u përpjekur që ta pengojnë ceremoninë e nesërme.

Ai tha se policia është duke bërë përpjekje që t’i arrestoj të dyshuarit dhe të pengoj çfarëdo sulmi të mundshëm.

Presidenti nuk e konfirmoi nëse grupi militant, Abu Sajaf, që ka lidhje me Al-Kaidën, është i përfshirë në këtë komplot.
XS
SM
MD
LG