Ndërlidhjet

logo-print

Debat i radhës ndërmjet kandidatëve republikanë në Amerikë


Kandidatët që po konkurrojnë për nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë mbajtur një debat, para votimit të radhës në këtë garë.

Debati është mbajtur mbrëmë në shtetin verilindor të Nju Hempshir, ku do të mbahen zgjedhjet ditën e martë.

Në debat morën pjesë kandidatët rivalë, të cilët gjuajtën një varg sulmesh verbale ndaj rivalit kryesor Mit Romnei, ish – guvernator i Masequsets.

Sipas sondazheve, Romnei ka përdorur deklaratat e tij për tu fokusuar në kritikat ndaj presidentit Barak Obama, të cilin Romnei shpreson ta sfidojë në zgjedhjet e nëntorit.

Romnei javën e kaluar fitoi zgjedhjet në shtetin amerikan të Ajouas, duke forcuar në këtë mënyrë fushatën e tij për ta fituar nominimin.
XS
SM
MD
LG