Ndërlidhjet

Lokacioni iranian i uraniumit të pasuruar së shpejti funksional


Kreu i Organizatës për Energji Atomike të Iranit tha se objekti nëntokësor i uraniumit të pasuruar do të jetë funksional në një të ardhme shumë të afërt.

E përditshmja “Kayhan” e ka cituar Ferejdun Abasi Davani të ketë thënë se 20 përqind të uraniumit të pasuruar mund të prodhohet në centralin bërthamor ‘Fordoë”.

Ky lokacion në afërsi të Komit është i vendosur në një mal, në përpjekje për ta mbrojtur punën më efektive kundër çdo sulmi.

Teherani njoftoi verën e kaluar se do të zhvendoste prodhimin e tij të lartë të uraniumit në këtë lokacion, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për të ndalur uraniumin e pasuruar.
XS
SM
MD
LG