Ndërlidhjet

logo-print

Policia irakiane kërkon falje për veprimet gjatë regjimit


Policia irakiane, tërësisht e reformuar që nga pushtimi amerikan i vitit 2003, ka kërkuar sot falje për veprimet e kryera gjatë sundimit të diktatorit Sadam Hysein.

“Forcat e sigurisë në ministrinë e brendshme kërkojnë falje për veprimet e tyre gjatë regjimit të kaluar”, thuhet në një deklaratë të lëshuar sot nga ministria.

Në deklaratë më tej thuhet se policët ishin të detyruar që të bënin veprime që nuk hynin në detyrimet e tyre të punës.

Kjo kërkim falje vjen në shënimin e përvjetorit të 90-të të kësaj force.
XS
SM
MD
LG