Ndërlidhjet

Iraku kërkon dorëzimin e zëvendës presidentit


Iraku zyrtarisht ka kërkuar nga autoritetet e rajonit verior kurd që ta dorëzojnë zëvendës presidentin, Tarek al-Hashemi dhe 12 shoqëruesit e tij, për tu përballur me akuzat për drejtimin e grupeve vrasëse.

Një zëdhënës i gjyqësorit për kurdët, Dadjar Hamid tha sot se ata e kanë pranuar kërkesën, por nuk pranoi të thoshte nëse autoritetet do të pajtohen me të.

Qeveria e Irakut, e udhëhequr nga shiitët, kishte lëshuar një urdhër-arresti për politikanin sunit në mes të dhjetorit, menjëherë pas tërheqjes së trupave të fundit amerikane nga vendi.

Hashemi i mohon akuzat dhe thotë se ai nuk mund marrë një gjykim të drejtë në Bagdad.
XS
SM
MD
LG