Ndërlidhjet

Musharafi paralajmëron kthimin në Pakistan


Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf ka lajmëruar sot se ai do të kthehet në vend më vonë këtë muaj, për t’u bërë gati për zgjedhje.

Sfida e parë e Musharafit, me të arritur në Pakistan, mund të jetë shmangia nga arrestimi.

Prokurorët e shtetit thanë dje se ata po planifikonin kapjen e ish-shefit të ushtrisë, nën akuzat se ai nuk arriti të ofrojë siguri për ish-kryeministren, Benazir Buto, para vrasjes së saj në vitin 2008.

Komentuesit në vend kanë spekuluar se ushtria nuk do ta lejojë arrestimin e Musharafit, i cili u ka thënë mijëra përkrahësve në Karaçi se do të kthehet në Pakistan ndërmjet 27 dhe 30 janarit.
XS
SM
MD
LG