Ndërlidhjet

Liga Arabe ka ndaluar së kërkuari ndihmën e OKB-së për Sirinë


Liga Arabe pritet ta ripërtrijë sot thirrjen për t’i dhënë fund dhunës në Siri, por do të ndalojë së kërkuari nga Kombet e Bashkuara që të dërgojë ekspertë për të përkrahur misionin në Siri, thuhet në draft deklaratën që po diskutohet nga Liga.

“Liga Arabe do të vazhdojë t’i koordinojë veprimet me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për t’i rritur aftësitë teknike të vëzhguesve të komisionit”, thuhet në draft deklaratën e siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Vëzhguesit arabë që arritën në Siri muajin e kaluar, në përpjekje për t’i ndalur vrasjet e regjimit ndaj protestuesve, kanë sugjeruar që ekspertë të Kombeve të Bashkuara t’i bashkohen misionit.

Drafti që po diskutohet sot nga Liga Arabe e fajëson qeverinë siriane, por edhe grupet militare, për dështim të respektimit të planit të paqes dhe kanë kërkuar nga opozita siriane që të bashkëpunojë me vëzhguesit.
XS
SM
MD
LG