Ndërlidhjet

logo-print

Lugina e Preshevës: Ftesë krerëve shqiptarë


Intelektualët shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë apeluar te presidentja e Kosovës, te homologu i saj i Shqipërisë dhe te kryeministrat e dy vendeve të vizitojnë komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Nismë e ndërmarrë nga intelektualët mësohet të jetë shfaqur përmes një letre apeli, pas “vizitave të shpeshta” të presidentit serb, Boris Tadiq në Kosovë.

“Meqë presidenti Tadiq dhe zyrtarët e tjerë serbë hyjnë e dalin në Kosovë për një grusht bashkëvendës të tyre, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha apo kryeministri Hashim Thaçi të marrin përgjegjësinë dhe shembullin, duke bërë përpjekje diplomatike që të vijnë një ditë të vizitojnë tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi, të vizitojnë monumentet kulturo – historike shqiptare si Molla e Kuqe, Masurica dhe lokalitete të tjera”, theksojnë intelektualët shqiptarë të Luginës në apelin e tyre.
XS
SM
MD
LG