Ndërlidhjet

logo-print

Vrasje në Çeçeni


Dy ushtarë rusë dhe dy rebelë janë vrarë sot gjatë një përleshje, gjatë një operacioni ushtarak në malet në juglindje të Çeçenisë, ka njoftuar policia e këtij rajoni.

Një burim i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se dhe pesë ushtarë të tjerë të plagosur.

Burimi citon liderin çeçen, Ramazan Kadirov të ketë thënë se një operacion special ishte lëshuar këtë mëngjes kundër formacioneve të armatosura ilegale, në afërsi të fshatit Tazen-Kala.

Kremlini është duke i luftuar kryengritësit në Çeçeni që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
XS
SM
MD
LG