Ndërlidhjet

SHBA-ja do të reagojë nëse Irani mbyllë ngushticën


Shtetet e Bashkuara do të reagojnë nëse Irani bën përpjekje që ta mbyllë ngushticën strategjike të Hormuzit, në hyrje të Gjirit Persik.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta i ka thënë sot televizionit CBS se një lëvizje e tillë do të nënkuptonte se është kaluar ‘vija e kuqe’.

Edhe gjenerali Martin Dempsei, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët tha në të njejtin program se SHBA-ja do të ndërmerrte veprime për ta hapur Ngushticën.

Këto komente vijnë pas kërcënimeve të Iranit për mbylljen e Ngushticës nëse Bashkimi Evropian imponon sanksione ndaj naftës së Iranit.
XS
SM
MD
LG