Ndërlidhjet

Liga Arabe përsëri kërkon ndaljen e dhunës në Siri


Liga Arabe përsëri ka kërkuar nga qeveria e Sirisë që ta ndalë dhunën kundër protestuesve dhe lejimin e vëzhguesve të saj, që të jenë më të pavarur në vëzhgimin e trazirave, që po e përfshijnë këtë vend.

Mëtutje, ministrat e Ligës Arabe, në takimin e tyre në Kajro të Egjiptit, nuk i kanë mbështetur kërkesat e opozitës në Siri, që Kombet e Bashkuara të involvohen në monitorimin e situatës në Siri.

Kryeministri i Katarit, Sheik Hamad bin Jasem al-Thani, tha se Liga Arabe shpreson se numri i vëzhguesve në Siri, do të rritet në 300 vetë “brenda disa ditëve të ardhshme”.

Aktualisht në Siri gjenden 163 vëzhgues.

Por kritikët thonë se ky mision i Ligës Arabe, që ka filluar më 26 dhjetor, nuk ka rezultuar me ndaljen e dhunës nga ana e regjimit të Sirisë kundër protestuesve.
XS
SM
MD
LG