Ndërlidhjet

SHBA: Dëbohet diplomatja e Venezuelës


Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, ka urdhëruar dëbimin nga Shtetet e Bashkuara të konsulles së përgjithshme të Venezuelës, në qytetin Majami të Floridës.

Raportet e pakonfirmuara thonë se diplomatja Livia Acosta Noguera, ishte në fokus për shkak të akuzave se kishte diskutuar për një komplot të dyshuar, që mbështetej nga Irani, për lansim të mundshëm të sulmeve në Internet kundër caqeve zyrtare të Shteteve të Bashkuara.

Akuzat janë paraqitur në një program të televizionit Univision në gjuhën spanjolle.

Departamenti amerikan i shtetit tha dje se e ka shpallur diplomaten Acosta person të padëshiruar dhe ka kërkuar që ajo deri të martën të largohet nga Shtetet e Bashkuara, në harmoni me procedurën standarde diplomatike.

Nuk është dhëpnë ndonjë arsye për dëbim.

Ky dëbim po ndodh në kohën kur presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, e ka filluar një vizitë në Venezuelë.
XS
SM
MD
LG