Ndërlidhjet

Iran: Një amerikan dënohet me vdekje për spiunim


Agjencia gjysmë zyrtare iraniane e lajmeve, Fars, raportoi se Gjykata Revolucionare e Iranit e ka dënuar personin iraniano-amerikan, Amir Mirzai Hekmati, me vdekje për spiunim për agjencinë CIA.

Saipas kësaj agjencie, i dënuari 28 vjeçar, ish pjesëtar i marinës amerikane, që poashtu e ka edhe shtetësinë iranane, ishte “dënuar me vdekje për bashkëpunim me vendin armiqësor dhe për spiunim për CIA-n”.

Hekmati ishte arrestuar në muajin dhjetor dhe ishte akzuar se kishte stërvitur në një bazë amerikane në Afganistanin fqinjë.

Ai më vonë ishte paraqitur në Televizionin shtetëror iranian, me ç’rast kishte pranuar se ishte agjent i agjencisë CIA, dhe ishte dërguar për infiltrim në Ministrinë e inteligjencës së Iranit.

Familja e tij dhe Shtetet e Bashkuara u kanë thënë mediave amerikane se ai kishte udhëtuar në Iran për t’i vizituar gjyshet e tij.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar lirimin e Hekmatit.

Departamenti amerikan i shtetit tha se Irani nuk i ka lejuar diplomatët nga ambasada e Zvicrës, që i përfaqëson interesat amerikane në Teheran, për ta parë Hekamtin, para ose gjatë procesit gjyqësor.
XS
SM
MD
LG