Ndërlidhjet

SHBA: Intensifikohen sulmet e rivalëve ndaj Romnit


Kandidatët e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, i kanë intensifikuar sulmet e tyre verbale ndaj Mit Romnit, i cili prinë në këtë garë, para votimeve nominuese të së martës në shtetin verilindor, Nju Hempshir.

Në debatin televiziv të së dielës, ish kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit Amerikan, Njut Gingriç, e akuzoi Romin se e “ka shumë vështirë për tu zgjedhur” në fushatën kundër presidentit Barak Obama, dhe e ka akuzuar rivalin e tij republikan për josinqeritet.

Në komentet e tij, Mit Romni, ish guvernator i Masaçusetsit, e mbrojti veteveten duke thënë se “është një konservator solid” dhe ka theksuar karrierën e tij në biznes, ndaras nga puna e tij si politikan.

Zoti Romni, javën e kaluar, ka fituar në votimet në Ajova, me një diferencë të vogël.

Në garë mbeten gjashtë kandidatë për nominim republikan për ballafaqim me presidentin Barak Obama, në zgjedhjet e nëntorit.
XS
SM
MD
LG