Ndërlidhjet

Pakistan: Janë gjejtur trupat e pajetë të 10 ushtarëve


Zyrtarët e ushtrisë së Pakistanit thonë se militantët kanë vrarë 10 pjesëtarë të armatës, që ishin mbajtur peng prej muajit të kaluar.

Zyrtari ushtarak, Naim Kan, tha se trupat e ushtarëve ishin gjetur të premten në rajonin Orakzai, afër kufirit me Afganistanin.

Zoti Kan tha se 10 ushtarët ishin rrëmbyer muajin e kaluar gjatë një sulmi në bazën e sigurisë në Orakzai.

Javën e kaluar militantët i kanë vrarë 15 ushtarë, të cilët i mbanin në Vaziristanin Verior, afër kufirit me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG