Ndërlidhjet

Gjermani: Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për Ukën


Prokurorët gjermanë sot kanë kërkuar burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova, Arid Uka, i cili ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Prokurori federal i tha gjykatës në qytetin e Frankfurtit, se Arid Uka, 21 vjeçar, mund të ballafaqohet me dënimin maksimal për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, më 2 mars të vitit 2011.

Dy ushtarë të tjerë amerikanë ishin plagosur, poashtu, nga Arid Uka, i cili kishte hapur zjarr në grupin e ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në aeroportin e Frankfurtit, derisa ata po pritnin fluturimin për në Afganistan.

Së pari, vrasjet janë konsideruar si të motivuara nga ekstremizmi islamik në tokën e Gjermanisë.

Por, prokurorët besojnë se Arid Uka, që është i lindur në Mitrovicë në Kosovë, por është rritur në Gjermani, ka vepruar i vetëm dhe nuk i ka takuar ndonjë grupi terrorist.

Shpallja e dënimit pritet më 19 janar.
XS
SM
MD
LG