Ndërlidhjet

Poloni: Prokurori përpiqet të bëjë vetëvrasje


Prokurori ushtarak polak, Mikollaj Pshibil, sot është përpjekur për të bërë vetëvrasje, pas përfundimit të një konference për shtyp, në të cilën ai e ka mbrojtur hetimin ushtarak lidhur me rrjedhjet e informacioneve për përplasjen e aeroplanit, me ç’rast humbi jetën ish presidenti i Polonisë, Leh Kaçinski, para dy vitesh.

Mediat lokale raportuan se prokurori Pshibil, ishte dërguar në spital, pasi ishte gjetur i përgjakur në zyrën e tij në qytetin perëndimor, Poznan.

Disa çaste para se të përpiqej të bënte vetëvrasje, ai kishte kërkuar nga gazetarët, që të largohen nga zyra e tij, pasi ai i kishte kritikuar rrjedhjet në media, lidhur me përplasjen e aeroplanit në Rusi më 10 prill të vitit 2011, me ç’rast u vra presidenti i atëhershëm i Polonisë, Leh Kaçinski, dhe 95 persona të tjerë.

Prokurori Pshibil tha se prokurorët kanë të drejtë të kërkojnë incizime të telefonave të gazetarëve, që raportojnë për hetimet lidhur me rrëzimin e aeroplanit.

Raportohet se ai nuk është në rrezik për jetë.
XS
SM
MD
LG