Ndërlidhjet

Pakistan: Nëse kthehet, Musharrafi do të arrestohet


Ministri i brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, thotë se ish presidenti Pervez Musharraf, do të arrestohet, nëse kthehet në Pakistan.

Maliku tha se ish presidenti do të arrestohej “atëherë kur të ateroj në Pakistan”.

Gjatë një fjalimi nëpërmjet videolidhjes para mijëra mbështetësve të tij në qytetin Karaçi, dje nga Dubai, zoti Musharraf tha se planifikon të kththet në Pakistan, në fund të këtij muaji, për ta udhëhequr partinë e re politike të tij, Liga Gjithpakistaneze Myslimane, për zgjedhjet në vitin 2013.

Pervez Musharraf, ish gjenerali që erdhi në pushtet në vitin 1999 me grushtshtet, që e udhëhoqi Pakistanin si diktator ushtarak e pastaj si president civil, ka jetuar jashtë vendit, prej se ai u tërhoq nga posti i presidentit në vitin 2008.

Ai ballafaqohet me një numër të problemeve juridike në Pakistan, përfshirë edhe akuzat se dështoi ta siguroj në mënyrë adekuate ish kryeministren Benazir Buto, e cila u vra në vitin 2007.

Fauad Çaudri, zëdhënësi i Musharrafit, i ka hedhur poshtë kërcënimet e Ministrit të brendshëm për arrestimin e ish presidentit, nëse ai kthehet në Pakistan.
XS
SM
MD
LG