Ndërlidhjet

Irak: Nga bomba u vranë dy pelegrinë shiitë


Nga shpërthimi i një bombe, sot në Irak janë vrarë dy piligrinë shiitë. Ky është incidenti i fundit në valën e sulmeve nga të cilat janë vrarë më se 80 vetë, për më pak se një javë.

Policia dhe zyrtarët shëndetësor thanë se shpërthimi i kishte marrë në shënjestër piligrinët që udhëtonin për në qytetin e shenjtë shiit, Qebela, me rastin e festës së Arbainit.

Sulmi ndodhi në lagjen Avairixh të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG