Ndërlidhjet

Sarkozi: Nënshkrimi i marrëveshjes së re buxhetore në mars


Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, sot ka bërë thirrje që marrëveshja e re evropiane, me të cilën do të ashpërsohej disiplina buxhetore, të nënshkruhet nga vendet anëtare më 1 mars.

Gjatë konferencës për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin, zoti Sarkozi tha se negociatat për marrëveshjen e re duhet të “përshpejtohen gjatë ditëve të ardhshme dhe të nënshkruhen më 1 mars”.

Të dy liderët, poashtu, thanë se ata janë të përgatitur për t’i shpejtuar pagesat për fondin e përhershëm të shpëtimit të eurozonës 17 anëtarëshe, i njohur si Mekanizmi Evropian i Stabilitetit.
XS
SM
MD
LG