Ndërlidhjet

Fshehja pas vizitës fetare


Boris Tadiq
Boris Tadiq
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka keqpërdorur qëndrimin e tij me karakter fetar në Kosovë për të promovuar jo vetëm fushatë politike, por edhe për të tensionuar gjendjen në Kosovë, vlerësojnë deputetë dhe analistë kosovarë.

Sipas tyre, vizita të tilla, Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat përgjegjës ndërkombëtarë duhet t’i ndalojnë në të ardhmen.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Ahmet Isufi thotë se deklaratat e presidentit Tadiq nxisin tensione të brendshme.

Ai kritikon Qeverinë e Kosovës që ka lejuar një vizitë të tillë, e cila sipas Isufit, edhe pse ka qëllime të pastra politike, fshihet pas një feste fetare.

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është dashur t’i japë leje, sepse sa herë që Tadiq dhe përfaqësues tjerë nga Serbia kanë ardhur në Kosovë, këtu janë nxitur tensionet dhe janë bërë veprime anti-ligjore të cilat nuk duhet toleruar më. Kamuflimi me gjoja prezence fetare është vetëm një mashtrim i opinionit të Kosovës, por, po ashtu edhe mundësi që zoti Tadiq të keqpërdorë vizitën e tij në Kosovë”, thotë Isufi.

Deputeti Ahmeti Isufi thotë se keqpërdorimi i vizitës nga ana e presidentit Tadiq tregon se Kosova nuk duhet të lejojë në të ardhmen vizita të tilla.

Me inkurajimin e ekzistimit të strukturave paralele serbe në Kosovë, deklaratat e Tadiqit bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, thotë ai.

Kemi të bëjmë me veprime anti-ligjore në Kosovë, me instalim të institucioneve të Serbisë të cilat po bëjnë agresion në Kosovë.
Kemi të bëjmë me veprime anti-ligjore në Kosovë, me instalim të institucioneve të Serbisë të cilat po bëjnë agresion në Kosovë. Kosova duhet të jetë më aktive në këtë drejtim dhe të mos lejojë ndërhyrjen e Serbisë dhe përfundimisht t’i bëjë veprimet e duhura në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve”, thekson Isufi.

Ndërkohë, edhe analistët mendojnë se Kosova duhet të ndryshojë pozicionin e saj në raport me vizitat e zyrtarëve serbë të cilat kryesisht vlerësohet se po inkurajojnë ndarjet etnike dhe cenojnë sigurinë në vend.

Analisti Arben Qirezi, rikujton fillimisht se vizitat e zyrtarëve nga Serbia kalojnë përmes kërkesave që Beogradi i parashtron te Komisioni Evropian dhe më pas merret një pëlqim formal edhe nga Qeveria e Kosovës.

Por, një praktikë e tillë, nënvizon Qirezi, duhet të ndryshojë në të ardhmen.

Institucionet e Kosovës nuk kanë kurrfarë ndikimi, absolutisht, as në marshuat e këtyre zyrtarëve e as në sjelljet e tyre. Prandaj mendoj se vizitave të tilla çfarë i pamë gjatë Krishtlindjeve Ortodokse duhet të ndërpriten dhe duhet që në të ardhmen, edhe nëse ndodhin këso vizitash, ato të organizohen brenda organizimit të protokollit të Kosovës”, thotë Qirezi.
Institucionet e Kosovës nuk kanë kurrfarë ndikimi, absolutisht, as në marshuat e këtyre zyrtarëve e as në sjelljet e tyre.

Analisti Arben Qirezi mendon po ashtu se duhet të përcaktohen vijat e kuqe për vizita të ngjashme të zyrtarëve nga Serbia duke i treguar edhe bashkësisë ndërkombëtare se vizita të tilla ndikojnë keq në gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Mendoj se edhe bashkësia ndërkombëtare, ndikimi i të cilës në Kosovë nuk bën të injorohet, duhet t’i vë gisht kokës dhe të mendojë në të ardhmen t’i ndryshojë raportet me Serbinë, sidomos për sa i përket qëndrimit të zyrtarëve serbë karshi Kosovës”, thekson Qirezi.

Sidoqoftë, vizita e presidentit serb, Boris Tadiq është realizuar më 6 dhe 7 janar për Krishtlindjen Ortodokse.

Para vizitës, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi pati deklaruar se Tadiq ishte zotuar se nuk do të bënte deklarata politike dhe se ai në Kosovë do të qëndronte vetëm në vizitë me karakter fetar.

Por, megjithatë Tadiq, si edhe herëve tjera përsëriti tezat kundër shtetit të Kosovës, duke deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërkohë që inkurajoi strukturat e pushtetit paralel në veri që të qëndrojnë dhe të mos integrohen në sistemin legal kushtetues të Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG