Ndërlidhjet

Kina kritikon strategjinë ushtarake të SHBA-së


Kina ka kritikuar strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara. Ajo fokusohet në mbrojtjen e Azisë, ndërsa është bërë publike të enjten e kaluar nga presidenti amerikan, Barak Obama.

Ministria kineze e Mbrojtjes ka paralajmëruar SHBA-në “të jetë e kujdesshme me fjalët dhe veprimet e saj.

Në deklaratën e këtij organi thuhet se “Pekini po vëzhgon nga afër” ndikimin e strategjisë në fjalë.

Kjo e fundit parasheh zvogëlimin e forcave tokësore të SHBA-së, duke zhvendosur përqendrimin në rajonin e Azi-Paqësorit.
XS
SM
MD
LG