Ndërlidhjet

Vazhdon gjykimi i ushtarëve amerikanë


Në SHBA pritet të vazhdojë sot gjykimi i një pjesë të marinës amerikane, që akuzohet për vrasjen e civilëve në Irak, në vitin 2005.

Frenk Uateriç, rreshter i stafit, nuk e pranoi fajin javën e kaluar në Kampin Pendelton, në Kaliforni.

Tridhjetenjëvjeçai përballet me nëntë akuza për vrasje me paramendim dhe akuza të tjera për rolin e tij në 24 vdekje – shumica nga to gra dhe fëmijë – në qytetin Hadita të Irakut, më 19 nëntor 2005.

Nëse shpallet fajtor për të gjitha shkeljet gjatë gjykimit njëmujor, ai mund të dënohet me më shumë se 150 vjet burg.

Incidenti në fjalë ka ndodhur në nëntor të vitit 2005, kur Uateriç ka urdhëruar njerëzit e tij të pastrojnë disa shtëpi në qytetin Hadita, pas shpërthimit të bombës, e cila la një detar të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Njerëzit e Uateriçit dyshohet se kanë hedhur granata në shtëpitë dhe se i kanë bombarduar ato me armë zjarri, duke vrarë 24 irakianë.
XS
SM
MD
LG