Ndërlidhjet

Irani s’brengoset për sanksionet e Perëndimit


Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamnej, ka thënë se sanksionet e reja të Perëndimit nuk do ta bëjnë Iranin “të ndryshojë kursin e tij bërthamor”.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një fjalimi për televizionin shtetëror të vendit.

Uashingtoni dhe aleatët e tij thonë se Irani përdor programin e tij atomik si mbulesë për zhvillimin e bombave bërthamore, andaj edhe kanë zgjeruar sanksionet kundër tij.

Teherani e mohon një gjë të tillë, por, megjithatë, nuk ka pranuar të ndalojë pasurimin e uraniumit – çfarë është kërkesë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Agjencitë perëndimore të lajmeve sot kanë cituar disa diplomatë anonimë të kenë thënë se Irani ka nisur pasurimin e uraniumit për 20 për qind në objektin bërthamor Fordov, që ndodhet pranë qytetit Kom.
XS
SM
MD
LG