Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar ashpër ndaj deklaratave që kumtojnë se Gjykata Revolucionare e Iranit ka dënuar me vdekje shtetasin amerikan, Amir Mirzai Hekmati.
“Nëse është e vërtetë, ne e dënojmë ashpër këtë vendim, në termat më të fuqishëm. Ne kemi thënë që nga fillimi se akuzat kundër tij janë trillime. I bëjmë thirrje Qeverisë iraniane ta lirojë atë menjëherë”, ka thënë zëdhënësja e DASH-it, Viktoria Nullënd.
Gjykata Revolucionare e Iranit ka dënuar Hekmatin për shkak të, siç është thënë, spiunimit për agjencinë CIA.
Hekmati, amerikan me prejardhje iraniane, ishte akuzuar nga Ministria iraniane e Inteligjencës se “kishte stërvitur në baza të Shteteve të Bashkuara në vendet fqinje, Afganistan dhe Irak”.
Familja thotë se Hekmati ka shkuar në Iran për të vizituar gjyshërit e tij.