Ndërlidhjet

Arrestohet “ekstremisti” nga ish-Jugosllavia


Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur për arrestimin e një të riu 25-vjeçar, për shkak të, siç thuhet, planifikimit të sulmeve në Floridë dhe posedimit të armëve dhe bombave.

Agjencia AP njofton se bëhet fjalë për Sami Osmakaq, i lindur në ish-Jugosllavi, por me shtetësi të natyralizuar amerikane.

Osmakaq akuzohet për tentim të përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, ndërsa paraqitja e parë e tij para gjyqit pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG