Ndërlidhjet

logo-print

Perëndimi dënon pasurimin e uraniumit


Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania kanë dënuar fuqishëm pasurimin e uraniumit, që ka nisur të bëjë Irani në objektin bërthamor Fordo.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka konfirmuar të hënën se Irani po pasuron uraniumin për 20 për qind.

Ministria e Jashtme franceze ka paralajmëruar se Franca dhe aleatët e saj “mund të ndjekin masa edhe më të ashpra” në kundërshtim të makinës bërthamore të Teheranit.

Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, tha se ky “është një hap provokues që minon pretendimet e Iranit se programi i tij atomik ka qëllime paqësore”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nullënd, tha se pasurimi i uraniumit është një “përshkallëzim i mëtejshëm” në kontestin nuklear ndërmjet Teheranit dhe komunitetit ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre thonë se Irani përdor programin e tij bërthamor si mbulesë për zhvillimin e bombave atomike. SHBA dhe Bashkimi Evropian së fundmi kanë zgjeruar sanksionet kundër Republikës Islamike.
XS
SM
MD
LG