Ndërlidhjet

Mesi, sërish futbollisti më i mirë i botës


Lionel Mesi është shpallur futbollisti më i mirë në botë, për të tretën herë me radhë.

Argjentinasi 24-vjeçar, i cili luan për ekipin e Barcelonës, ka marrë çmimin “Ballon d’Or” për vitin 2011 nga Federata Botërore e Futbollit - FIFA.

Mesi është lojtari i parë që merr tre çmime të tilla.

Në ceremoninë në Francë, japonezja Homare Sava është nderuar me çmimin e futbollistes më të mirë femër të vitit.
XS
SM
MD
LG