Ndërlidhjet

Sulm në stacionin e autobusëve, 20 të vrarë


Një bombë ka shpërthyer pranë një stacioni autobusësh në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën 20 njerëz.

Burimet zyrtare thonë se ngjarja ka zënë vend në zonën fisnore Jamrud. Në momentin e sulmit raportohet se pjesëtarë të milicisë pro-qeveritare po mbushnin automjetet e tyre me benzinë, në një pikë të afërt karburanti. Ende nuk dihet nëse ka të vrarë në mesin e tyre.

Raportet thonë se po nga ky sulm janë plagosur edhe mbi 20 persona.
XS
SM
MD
LG