Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan paralajmëron luftë civile në Siri


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka paralajmëruar se Sirinë është duke e kanosur “një luftë fetare, sektare dhe racore”, ndërsa ka thënë se Turqia, si fqinj i saj, duhet të marrë rol udhëheqës në zgjidhjen e situatës.

Gjatë një konference televizive për media, Erdogan ka akuzuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad për “vrasjen pa mëshirë” të njerëzve të tij.

“Situata në Siri është duke shkuar drejt një lufte religjioze, sektare e racore dhe kjo duhet të parandalohet. Turqia duhet të marrë rol udhëheqës këtu, sepse një luftë sektare në këtë vund, mund të shkaktojë problem edhe për Turqinë. Situata aktuale paraqet kërcënim për Turqinë”, ka thënë Erdogan.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se Turqia ka nisur zbatimin e sanksioneve kundër udhëheqësisë siriane.

Turqia ka kritikuar me muaj shtypjen që u ka bërë protestuesve opozitarë regjimi i Sirisë. Kombet e Bashkuara thonë se dhuna në këtë vend u ka marrë jetën mbi 5 mijë personave, që nga shpërthimi i saj në marsin e kaluar.
XS
SM
MD
LG