Ndërlidhjet

logo-print

Ahmadinexhadi dhe Çavezi shprehin "dashuri"


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka takuar homologun e Venezuelës në Karakas, që është pjesë e turneut të tij në Amerikën Latine.

Hugo Çavez ka përgatitur qilimin e kuq për mirëpritjen e Ahmadinexhadit në pallatin presidencial të Venezuelës.

Dy liderët – kritikë të shpeshtë të politikave të Shteteve të Bashkuara – iu referuan njëri-tjetrit si “vëlla”.

Ahmadinexhad tha se nëse ata janë duke ndërtuar së bashku ndonjë bombë, “lënda e asaj bombe është dashuria”.

Çavez tha se ata do të përdorin armët “kundër varfërisë, urisë dhe prapambetjes”.

Para nisjes së Ahmadinexhadit në turne, Uashingtoni u ka bërë thirrje vendeve të Amerikës Latine të mos i forcojnë marrëdhëniet me Iranin, duke thënë se “Republika Islamike po përballet me një presion në rritje të komunitetit ndërkombëtar, për shkak të programit të saj bërthamor”.
XS
SM
MD
LG