Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 10 janarin në vite…


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara


1946 - Asambleja e parë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u mblodh në Londër.

1642
- Mbreti Çarls I me familje largohen nga Londra për t’u shpërngulur në Oksford.

1810 - Kisha katolike e Francës anulon martesën e Napoleon Bonapartës me Jozefinën.

1863 - Hekurudha e parë nëntokësore hapet në Londër.

1911 - U bë fotografia e parë nga një aeroplan, në San Diego, SHBA.

1946 - Ushtria e SHBA-ve bën kontaktin e parë me radar me Hënën, Belmar, Nju Xhersi.

1964 - Rok grupi “The Beatles” lëshoi në shitje albumin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Albumi i titullua “Prezantimi i The Beatles”.

1966 - India dhe Pakistani nënshkruajnë marrëveshje për paqe.

1984 - Shtetet e Bashkuara dhe Vatikani vendosin marrëdhënie të plota diplomatike.

2007- Ish presidenti amerikan Xhorxh Bush, njoftoi se do të dërgojë një "rritje" të 21mijë e 500 forcave amerikane në Irak.(g.k.)
XS
SM
MD
LG