Ndërlidhjet

Kosovari donte të hakmerrej për "gjakun e myslimanëve"


Sami Osmakaq, i lindur në Kosovë, është arrestuar nga autoritetet e SHBA-së nën akuzat se ka planifikuar “sulme në zonën Tampa të Floridës”, për t’u hakmarrë, siç thuhet, për të këqijat që u janë bërë myslimanëve.

Sipas lëndës së përpiluar nga Gjykata Federale e SHBA-së, 25-vjeçari ka incizuar një video tetëminutëshe, ku ka shpjeguar përse donte të bënte terror në zonën Tampa Bej.

Osmakaq është shtetas i natyralizuar amerikan, i lindur në Kosovë.

Në video, ai thuhet se paraqitet ulur këmbëkryq, me pistoletë në dorë dhe me një AK-47 pas tij, ndërsa thotë se “gjaku i myslimanëve është më i vlefshëm se i atyre njerëzve që nuk besojnë në Islam”, raporton AP.

Autoritetet federale thanë se nuk ka ndonjë tregues se Osmakaq ka planifikuar të sulmojë Konventën Ndërkombëtare Republikane, që do të mbahet në muajin gusht në Tampa.

Komuniteti mysliman i zonës e ka ndihmuar policinë në sigurimin e informacioneve, tha Stiv Ibison, agjent special i divizionit të FBI-së në Tampa.

“Ky rast nuk ka të bëjë me fenë myslimane dhe me komunitetin mysliman. Ka të bëjë me një individ që ka kryer një krim”, tha Ibison.

Paraqitja e parë e Osmakaqit para gjyqit pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG