Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë ndërtesat qeveritare


Ministria e Brendshme e Pakistanit tha se të paktën dy policë kanë humbur jetën kur sulmuesit talibanë kanë qëlluar ndërtesat qeveritare në provincën Paktia.

I njëjti burim bën të ditur se beteja po vazhdon ende në kryeqytetin e provincës, Sharana.

Talibanët tashmë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i tyre, Zabihollah Moxhahed, ka thënë se një grup sulmuesish vetëvrasës ka kryer operacionin.

Deklarata e Ministrisë së Brendshme konfirmon se talibanët kanë “rrëmbyer” edhe njërën nga ndërtesat qeveritare. Policia e ka rrethuar atë.
XS
SM
MD
LG