Ndërlidhjet

Asad akuzon forcat e huaja për destabilizimin e Sirisë


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka akuzuar forcat e huaja, duke thënë se “kanë bërë përpjekje ta destabilizojnë vendin e tij”.

Asad, duke folur para audiencës në Damask, tha se “konspiracioni i huaj” po shkakton trazira në Siri, “ndonëse ka nisur të dështojë”.

Fjalimi i tij, i paralajmëruar për “çështje të brendshme”, është i pari prejse është pajtuar me planin e Ligës Arabe për vendosjen e misionit të saj në Siri.

Por, opozitarët thonë se misioni i kësaj lige i ka dhënë qeverisë së Asadit më shumë kohë për të përdorur dhunën.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për më shumë se 5,000 njerëz të vrarë, prejse ka shpërthyer konflikti në Siri, në marsin e kaluar.

Që nga publikimi i raportit të fundit, aktivistët opozitarë thonë se janë vrarë edhe qindra të tjerë.
XS
SM
MD
LG