Ndërlidhjet

Caktohet takimi i BE-së për Iranin


Qeveritë e Bashkimit Evropian janë dakorduar që më 23 janar të mbajnë takimin e radhës të ministrave të jashtëm, ku do të vendosej për embargon e naftës ndaj Iranit.

BE-ja është pajtuar në parim për embargon në fjalë, si pjesë e presionit të Perëndimit kundër programit bërthamor të Teheranit.

Njoftimi i sotëm vjen pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka konfirmuar se Irani ka nisur pasurimin e uraniumit për 20 për qind, në objektin atomik Fordo.
XS
SM
MD
LG