Ndërlidhjet

Visar Bajra - drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane


Bordi i Drejtorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë ka emëruar zotin Visar Bajra në postin e drejtorit ekzekutiv.

"Drejtori ekzekutiv planifikon bashkëpunim të ngushtë me të gjithë anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane dhe partnerët e saj, me qëllim të përkrahjes së plotë të komunitetit të biznesit në Kosovë", thuhet në kumtesën dërguar mediave.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë është organizatë e pavarur që ka ndikim në programet publike për promovimin e interesave të bizneseve.
XS
SM
MD
LG