Ndërlidhjet

logo-print

Shpallet ankandi i letrave me vlerë


Ministria e Financave në Kosovë, për herë të parë, ka shpallur ankandin e letrave me vlerë. Përmes një komunikate me shkrim, ky organ njofton se zbatimi i këtij tregu fillon më 10 janar 2012.

“Deri më tani, Ministria e Financave, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës dhe në mbështetje të asistencës teknike të Thesarit të SHBA-së, ka arritur që të përfundojë të gjithë komponentët, që kanë qenë të nevojshëm për implementimin e letrave si: infrastruktura ligjore, ngritja e kapaciteteve njerëzore si dhe pajisjet e teknologjisë informative”, thuhet në njoftim.

Kohë më parë është bërë e ditur se do të emetohen letra me vlerë 74 milionë euro.

Njohës të çështjeve ekonomike e kanë konsideruar emetimin e letrave me vlerë si një hap të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG