Ndërlidhjet

Vriten mbi 60 talibanë


Autoritetet e rendit kanë bërë të ditur se mbi 60 talibanë janë vrarë në një operacion të forcave afgane dhe të NATO-s në veri të Afganistanit.

Lajmi u konfirmua nga zëvendësshefi i Komandës së Zonës Veriore, gjenerali Muhamed Al Razaj.

“Rreth 60-70 kryengritës, përfshirë talibanë dhe të huaj, janë vrarë dhe rreth 110 të tjerë janë plagosur”, tha ai për shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë.

NATO e ka konfirmuar operacionin, por ka thënë se bëhet fjalë vetëm për shtatë kryengritës të vrarë.
XS
SM
MD
LG