Ndërlidhjet

Prokurori tentoi vetëvrasjen për shkak të korrupsionit


Prokurori ushtarak i Polonisë, i cili u mbijetoi përpjekjeve për vetëvrasje publike, tha se me aktin e tij ka dashur të vërë në dukje “korrupsionin e rëndë” në kontratat e prokurorimit të mbrojtjes.

Koloneli Mikollaj Przibil ka qëlluar veten e tij të hënën, gjatë një pauze të konferencës për media në Poznan të Polonisë, në të cilën ai kishte folur për çështjet që zyra e tij po hetonte, e sidomos për nivelin e lartë të korrupsionit në ushtrinë polake.

Przibil tani po shërohet nga plagët e vetëshkaktuara me armë zjarri.
XS
SM
MD
LG