Ndërlidhjet

FT: Obama të veprojë në planin e tij të jashtëm


Barak Obama
Barak Obama
"Financial Times"

Strategjia e re e mbrojtjes e Barak Obamës, e mbyllë vitin më të rëndësishëm në politikën e jashtme amerikane për një dekadë.

Çfarëdo note që dikush i jep për vendimet e presidentit, ato janë sigurisht konsekuente, pasi kemi të bëjmë me një ndryshim të thellë në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, prej periudhës së vrullshme ndërmjet shtatorit 2001 dhe gushtit 2002.

Ndryshimi është reflektuar në planin e mbrojtjes, të paraqitur javën e kaluar nga administrata Obama, që e bënë të qartë se “komuniteti Atlantik” po eklipsohet nga komuniteti në rritje Azi-Paqësor.

Disa nga lëvizjet në Azi-Paqësor reflektojnë nisma të vjetra; disa janë kryesisht simbolike. Disa nga miqtë aziatikë të Amerikës nuk janë të qetë. Ata dëshironin më tepër siguri, por jo me çmimin e grushtimit të tryezës.

Në Azinë Qendrore, operacioni i Shteteve të Bashkuara, nga i cili u vra Osama bin Laden, e ka vënë kërcënimin e al-Kaidës, në proporcione më të vogla të ankthit, duke theksuar anomalinë e dedikimit të energjisë së madhe amerikane për shtet-ndërtim në Afganistan dhe e ka përshpejtuar shkatërrimin e marrëdhënieve skizofrenike me Pakistanin.

Vendimi për tërheqjen e pjesës më të madhe të forcave amerikane nga Afganistani duket se është i ashpër, ndërsa e vetmja pyetje e mbetur është se me çfarë shpejtësie të bëhet kjo.

Ushtria pakistaneze kishte bërë, me lehtësi të tyre, pothuajse punë briliante duke luajtur me amerikanët, ndërsa nga ana tjetër duke e mohuar fitoren e tyre në Afganistan. Tash papajtueshmëria fundamentale e interesave të Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara është e qartë.

Në Azinë jugperëndimore, zoti Obama e përfundoi intervenimin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Irak.

Njëherësh konfrontimi me Iranin është ashpërsuar, ndërsa Shtetet e Bashkuara tubojnë koalicione të partnerëve ushtarakë dhe ekonomikë përgjatë Gjirit dhe në Evropë, për ta dobësuar dhe përçarë regjimin jopopullor dhe të rrezikshëm.

Irani mbetet kartë e egër në të gjitha planet e politikës së jashtme amerikane.

Trazirat revolucionare në botën myslimane dhe arabe ishin të fokusuara në dobësitë e brendshme.

Kjo është e shëndetshme. Dy humbësit më të mëdhenj rajonalë nga këto revolucione me gjasë janë Irani dhe Izraeli.

Përkundër disa pengesave, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë, kanë siguruar se në Libi, Muamer Gadafi nuk e udhëheq një kontrarevolucion të suksesshëm. Në Siri ata po e kompletojnë kordonin, i cili regjimin e Bashar al-Asadit, e ka sjellë në teh.

Në fakt, njëri nga fenomenet më interesante gjatë një viti e më tepër të kaluar, është mbështetja në rritje e Shteteve të Bashkuara në të ashtuquajturën “fuqi gri”, - as diplomamci tradicionale e as mjete ushtarake konvencionale – që vepron në botën e paqartë të operacioneve speciale dhe të pastrimit financiar të shtëpive.

Këta shembuj janë pjesë e aksit global gjigant në politikën e jashtme amerikane, që është “ribalancimi”, e ndaj të cilit presidenti Obama është thellë i përkushtuar.

Me gjithë ripërtëritjen e përhapjes së pritjeve rënëse, ky “ribalancim” nuk është domosdoshmërish tërheqje. Është mbetje konservatore e lëvizjeve konsoliduese të presidentit Dvajt Eizenhauer, në vitet 1953 dhe 1954.

Periudha e dominimit amerikan në politikën globale në periudhën e pas vitit 1940, nuk do të përfundoj këtë vit. Kjo ka ndodhur para afro 40 viteve.

Prej fillimit të viteve 70-ta, roli i Shteteve të Bashkara në politikën botërore ishte qendror, e jo dominant.

Në ditët e saj të mira ajo ka ndihmuar në bërjen e zgjidhjeve epokale kryesisht në Azi dhe në Evropë. Kjo mund të jetë ende kështu.

Zoti Obama ka një stil të mirë dhe fjalëpak. Gjatë vitit të kaluar, që ishte një vit i rëndësishëm, ky stil ka funksionuar. Derisa ai e kompleton drejtimin e tij madhor, ai ndoshta duhet të dalë në skenë dhe të bëhet më tepër lojtar vendosës. (f. b.)
XS
SM
MD
LG